VIDEO/ Laçi merr fitoren më të rëndësishme të sezonit në Superiore, Bylisi është me një këmbë në Kategorinë e Parë

Laçi ka arritur të marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit në Superiore. Kurbinasit fituan me shifrat 2-0 në transfertën kundër Bylisit. Stiven Bibo do të shënonte në minutën e 30 të takimit. Kur pritej fundi i takimit ishte Babatunde që dyfishoi shifrat pasi u gjend i vetëm para Teqjas.

Me këtë fitore Laçi lë mbrapa makthet e diskutimit të mbijetesës dhe hyn seriozisht në garë për Europën. Ekipi i Nicës i bashkohet vendit të tretë që mbahet nga Egnatia duke grumbulluar 43 pikë, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. Nga ana tjetër Bylisi gjendet në vendin e parafundit dhe është me një këmbë në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/

Bylis: Teqja, Trumci, Adili, Damcevski, Zguro, Macolli, Santos, Ruçi, Esquerdinha, Lajthia, Kaçorri

Laçi: Selmani, Ziko, Alla, Velkoski, Roganovic, Ujka, Manellari, Spahiu, Bajrami, Bibo, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online