Lille ka mposhtur sot me rezultatin 0-2 Le Havre-n. Meritë kryesore në këtë trepikësh të fituar ka edhe Edon Zhegrova. Sulmuesi shqiptar ishte ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 40 të takimit me anë të një goli spektakolar
Lojtari nga Kosova u gjend në krahun e djathtë të manovrës sulmuese, kur vendosi të depërtonte në zonën kundërshtare. Me lëvizjet e tij mashtruese, Zhegrova arriti të linte në vend dy futbollistët e Le Havre-s. Më pas, i gjendur në një pozicion të prirët për të goditur, sulmuesi shqiptar nuk ngurroi dhe shënjestroi menjëherë portën. Topi u ndal në rrjetë dhe Lille kaloi në avantazh. Në minutën e 52-të u shënua edhe goli i dytë për Lille-n, duke vulosur shifrat përfundimtare në 0-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Rapaz, olha o GOLAÇO que o Zhegrova fez pra botar o Lille na frente do placar contra o Le Havre, jogo lá também está no intervalo e segue 1×0 para o LOSC. pic.twitter.com/n86iqixocs
— Ligue 1 Insider ?? (@ligue1insider) October 1, 2023