(VIDEO) Kutrone-Suso, Milani s’i ndahet Juves dhe Interit!

Vazhdon të fitojë Milani, qoftë në Europë, ashtu edhe në Itali, edhe pse magjia e 0 golave të pësuar është prishur pasi Zhoao Pedro ka qenë autor i rrjetës së Kaljarit në “San Siro”, që ka trembur jo pak tifozët kuqezi.Një ndeshje jo e luajtur mirë nga skuadra e Montelës, që ka kaluar përpara me anë të “baby” sulmuesit Kutrone, me instiktin vrasës, pas një asisti perfekt nga Suso. Megjithatë, një episod për t’u diskutuar mbetet kontakti mes Bonuçit dhe lojtarit të Kaljarit, Sau. Skuadra vendase, nën sytë e pronarëve, nuk ka dhuruar shumë spektakël dhe është dalluar për gafa të vazhdueshme dhe shpërdorime aksionesh, me Kesin jo në mbrëmjen më të mirë, ashtu si edhe Çalhanoglu.

https://www.youtube.com/watch?v=e1bhNe9V86Y

Kaljari ka pasur disa raste të rrezikshme dhe vetëm pritjet e Donarumës i kanë thënë “jo” sardëve. Por, në pjesën e dytë, pas një gabimi të Kesit, që i ka lënë topin përpara mbrojtes, miqtë kanë barazuar me Pedron, që s’e ka pasur të vështirë të realizojë në një pozicion të mirë. Një gol që ka zgjuar krenarinë e kuqezinjve, edhe pse ai që ndriçon “llambën” është Suso, me një goditje dënimi të fituar dhe ekzekutuar mjeshtërisht.

https://www.youtube.com/watch?v=QfRiNpS8-6A

Një gol spektakolar, shoqëruar nga duartrokitje, ashtu sikurse edhe kur debutoi Bilia dhe Kaliniç. Milani shënoi me anë të Kesit, por arbitri anulloi për një faull të mesfushorit, ndërsa një episod i dyshimtë ndaj Montolivos ishte ai që bëri që “San Siro” të revoltohej. Në fund, disa emocione dhe panik më shumë, me 9 minuta shtesë të akorduara dhe me disa raste sporadike të skuadrës mike, por që nuk kanë sjellë asgjë veç ankthit, që mbaroi kur arbitri Paireto vërshëlleu tri herë. Milani shkon 6 pikë dhe nuk i ndahet trenit të kreut, që sheh Juventusin, Interin dhe Napolin me pikë të plota, njësoj si kuqezinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *