VIDEO/ Kush është…Bekaj? Përgjoni hyri si portier në 10 minutat e fundit, shihni pritjen që bëri kundër Egnatias (VIDEO)

Një rast i rrallë ka ndodhur në ndeshjen mes Egnatias dhe Tiranës. Ky takim ka përfunduar me shifrat 1-2. Fillimisht ishte Përgjoni që shënoi në minutën e parë me një kthesë të bukur brenda zonës. Më pas do të vinte barazimi në minutën e 10 me Dëamena. Goli vendimtar u shënua në minutën e 66 me Hasanin nga penallti. Kacbufi do të hiqte një gol të sigurt dhe nga goditja e këndit, po i njëjti lojtar i Egnatias e kapi topin me dorë duke i dhuruar penallti bardhebluve.

Në fund kishte vend edhe për një rast të rrallë. Visar Bekaj u dëmtua rëndë dhe duhej të dilte nga fusha e blertë në minutën e 90. Për shkak se Tirana nuk mund të kryente më zëvendësime, për 10 minuta ngelën me 10 lojtarë dhe Përgjoni do të merrte vendin e Bekajt si portier. Në detyrën e tij ia doli më së miri pasi devijoi një top të rrezikshëm që po shkonte drejt rrjetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online