VIDEO/ “Kush e kapi primen sot?” Lojtarët e Shqipërisë ia marrin valles me këngën që bëri jehonë në Big Brother, Nedim Bajrami është nivel tjetër

Një video e fundit është publikuar nga ana e FSHF, ku tregon qartë gjithë atmosferën e krijuar nga lojtarët e Shqipërisë. Të gjithë mezi po presin miqësoren me Kilin për të treguar vlerat e tyre në fushën e blertë, por fillimisht tre futbollistë shkëlqyen në vallëzim.

Ose për të qenë më të drejtë, Nedim Bajrami, pasi lëvizjet e tij janë dukshme më të bukura sesa ato të dy shokëve të tij të ekipit. “Mos harroni, kemi prime edhe të premten”, shkruhet nga ana e FSHF. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)