Shkarkohet tekniku i Myrto Uzunit në Spanjë! 1 fitore në 14 ndeshjet e fundit, Granada zyrtarizon trajnerin e ri dhe shpreson mbijetesën në La Liga

Klubi i futbollit Granada njoftoi sot se uruguaiani Alexander Medina nuk është më trajner i tyre. Medina mbërriti në Granada, ekipin ku luan edhe Myrto Uzuni, më 27 nëntor si zëvendësues i Paco Lopez dhe me një mision për ta rikthyer atë ekip në rrugën e duhur. Megjithatë, Granada ka regjistruar vetëm një fitore në 14 ndeshje të kampionatit që atëherë.

Granada është ende e parafundit në tabelën e La Liga me 13 pikë më pak se Celta, e cila është e para mbi zonën e rënies. Gjithashtu ekip ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Jose Ramon Sandoval që është tekniku i Granadas, një rikthim në klubin ku punoi nga maji i 2015 e deri në shkurt të 2016. /Sport Ekspres/