VIDEO/ Kurrë me keq sot! Aston Villa shpërfytyron City-n e Guardiolës, e dërgon në vendin e katërt në Premier League

Manchester City nuk e ka parë veten kurrë më keq se mbrëmjen e sotme nën drejtimin e Pep Guardiolës. “Qytetarët” kanë hedhur një tjetër hap fals në kampionat. Pas tre barazimeve radhazi, City është mposhtur në transfertë nga Aston Villa.

Skuadra nga Birmingham-i ka shpërfytyruar kampionët në fuqi, duke i dominuar tërësisht në fushën e lojës. Aston Villa ka numëruar 22 tentativa për gol, ndër të cilat 7 ishin në kuadrat. Në krahun tjetër, City pati vetëm 2 raste për të shënuar. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 74-t nga Bailey, i cili i dha tre pikë të vyera ekipit të tij. Me këtë fitore Aston Villa i rrëmbeu vendin e tretë Manchester City-t, i cili ka zbritur një pozitë më poshtë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online