Atalanta është duke luajur kundër Sasuolos ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serisë A. Takimi aktualisht është në shifrat 2-1 për beramaskët, ndërsa goli i vetëm për Sasuolon ka ardhur një minutë para fundit të pjesës së parë.
Berardi ka shënjestruar me të majtën e tij portën e Atalantës nga një distancë e largët. Lojtari italian i ka gjetur koordinatat perfekte katërkëndëshit të zikaltërve, duke e dërguar topin në cepin ngjitur me shtyllën. Një goditje kjo nga ato të cilat portieri nuk bën më punë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/