VIDEO/ Kur një djalosh përplaset me një shef të madh: Si e futi 36-vjeçari Maldini në xhep Ronaldon?

Paolo Maldini është konsideruar me të drejtë një nga mbrojtësat më të mirë në historinë e Milanit dhe të futbollit. Ish-lojtari italian ishte “makthi” i shumë sulmuesve, teksa në karrierën e tij nuk e kanë trembur as yjet më të mëdhenj të futbollit. Ndër sulmuesit që kanë dështuar të tregojnë vlerat e tyre përballë Maldinit ka qenë edhe Kristiano Ronaldo.

Ylli portugez përplaset me ish-mbrojtësin e kuqezinjve në sezonin 2004/05, kur Milani eliminon Manchester United-in me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Kristiano Ronaldo, asokohe vetëm 20 vjeç dhe me etiketimin si një nga talentet më të mëdha të futbollit, e mban mend gjatë sfidën në “San Siro”, nga ku ka dalë me kokën ulur pas ballafaqimit me Maldinin. Fintet dhe dribilmet e provuara nuk shkonin me “murin” e “djallit“, i cili pavarësisht faktit se ishte 16 vite më i madh në moshë dhe në vitet e fundit të karrierë, arrin të fusë në xhep Ronaldon.

I mirëpozicionuar, me eksperiencë, me ndërhyrje të guximshme dhe me shumë zgjuarsi, Maldini del fitues në çdo duel dhe i jep Ronaldos leksione për karrierën. Leksione nga të cilat luzitani ka mësuar shumë, pasi në vitet në vijim e kanë ndjekur 5 trofe të Topit të Artë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *