VIDEO/ Kur një 19-vjeçar të mbyllë karrierën para kohe, çfarë bëri “ferrari” Alfonso Davies!

Bajerni ka shkatërruar totalisht Barcelonën, duke e mundur me rezultatin turpërues 8-2. Bavarezët e kishin mjaft të lehtë për të shënuar gol, sa që shpesh herë dukej se Barcelona po luante pa asnjë mbrojtës. Pique dhe Lenglet ishin të pamundur për të mbajtur uraganin gjerman, por gjithashtu edhe mbrojtësit e krahut ishin të pafuqishëm për të shmangur aksionet e njëpasnjëshme të kundërshtarit.

Kur dukej se pas golit të Suarezit, ndeshja do të rihapej, “ferrari” bavarez, Alfonso Davies, bën atë që di të bëjë më mirë, driblon çdo lojtar të mundshëm katalanas dhe asiston për Joshua Kimmich, duke ndërprerë shpresat e Barcelonës si dhe duke nisur fillimin e një “turpërimi” që dukej se nuk do të mbaronte kurrë. Në videon e mëposhtme do të shikoni aksionin e krijuar nga 19 vjeçari, Alfonso Davies, që i “mbyll” karrierën Semedos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online