VIDEO/ Kur ndeshjen e arbitron një tifoz, arbitri nuk i mban emocionet në rastin e humbur nga Lacazette kundër Liverpool-it

Liverpool ka mposhtur me shifrat 3-1 Arsenalin në ndeshjen e luajtur mbrëmë në “Anfield Road“. Përpos spektaklit që ishte i garantuar, sfida ka sjellë me vete edhe një çudi që nuk të bie rasti ta shohësh në një ndeshje futbolli. Një tifoz që gjykon përballjen e dy gjigantëve anglezë, ky ishte detaji që u vu re në sfidën e mbrëmshme, me arbitrin që nuk i fshehu aspak emocionet e tij.

Lacazette humbet një rast të pastër për të dërguar topin në rrjetë dhe këtu shihet qërtë edhe dëshpërimi i arbitrit kryesor të takimit, Craig Pawson. Të arbitrosh skuadrën e zemrës, e aq më tepër në një humbje 3-1, duhet të jetë mëse e vështirë për Pawson, që duhet të mos lejojë emocionet të pushtojnë mendjen dhe të ruajë profesionalizmin deri në fund. Megjithatë as një gjyqtar tifoz i Arsenalit nuk i ka ndalur dot djemtë e Jurgen Klopp, që pas vërshëllimës përfundimtare morën 3 piëkt e radhës në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online