Barcelona është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur bindshëm me shifrat 3-0 ekipin e Elche. Dy gola mbajnë firmën e Lionel Mesit, i cili shënoi në minutën e 48 dhe të 68 të takimit. Por një episod në fundin e kësaj ndeshjeje ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke bërë xhiron e rrjetit.
Portieri i Elche, Badia, i ka kërkuar yllit argjentinas fanellën pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. 6 herë fituesi i Topit të Artë ka pranuar, ndërsa më pas e ka befasuar duke i kërkuar fanellën e tij në shkëmbim.
Diçka e tillë nuk pritej nga gardiani, i cili për një moment heziton i habitur. Badia ndoshta nuk e kishte çuar ndonjëherë nëpër mend se një lojtar që cilësohet si ndër më të mirët që ka njohur historia të kërkonte fanellën e tij. Fytyra e tij i tregon të gjitha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/FollowFrenkieS/status/1364665703182315521
hahah momente te bukura per portierin