Liverpuli fitoi me shifrat 0-2 ndeshjen e fundit kundër Çelsit. Mane tundi rrjetën dy herë, ku goli i dytë i erdhi si një dhuratë e bukur nga portieri Kepa Arrizabalaga. Gafa e madhe e spanjollit, që zgjodhi të pasonte shkurt në zonë te shoku i skuadrës, mbylli përfundimish atë takim. Por duket se ky gabim i pafalshëm ka nga pas një ideator nga kampi kundërshtar, Roberto Firminjo.
Sulmuesi brazilian është kapur nga kamerat duke i dhënë urdhëra portierit Kepa, duke i thënë që të pasojë te mbrojtësi që kishte pranë. Gardiani i Çelsit ia dëgjon fjalën dhe i jep kështu një asist perfekt Sadio Manesë, që ishte aty pranë për të përfituar nga rasti. Kështu Mane i detyrohet sërish Firminjos, i cili pas asistit fantastic të golit të parë, ka një meritë të madhe edhe në dyfishimin e shifrave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/NK8ta/status/1307929828826312704