Dermaku në listën e shitjeve te Parma, klubi i sapo rënë në Serie B kërkon mbrojtësin shqipar

Sezoni i ri mund ta gjejë Kastriot Dermakun të kthehet në Serie B, pavarësisht se ka ende edhe 3 vite të tjera në kontratë. Parma e ka vendosur në listën e shitjeve lojtarin e Kombëtares shqiptare, duke kërkuar të përfitojë financiarisht prej largimit të tij. Shtatlarti 28-vjeçar ka realizuar ëndrrën e tij sezonin që lamë pas, teksa ka numëruar 16 paraqitje në elitën e futbollit Italian me fanellën e Parmës, ku ka treguar cilësi të mira në fushën e lojës.

Ndërkohë pas tij është vënë klubi i sapo rënë në Serie B, Lecce. Këta të fundit nuk kanë dyshime dhe janë të bindur nga aftësitë e mbrojtësit shqiptar, por te klubi nga Emilia-Romagna po hezitojnë sepse kërkojnë të gjejnë një zëvendësues për të. Ndërkohë sipas “Quotidiano di Puglia”, vetë Dermaku duket i gatshëm të negociojë me Lecce-n dhe është duke pritur dritën jeshile nga Parma për të bërë diçka të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online