VIDEO | Kur Elbasani i gëzohej futbollit dhe Merxha shënonte si… Lionel Mesi

0

Sezoni 2004-2005. Elbasani bëri goxha merkato dhe në fund verdheblutë u shpallën nënkampionë të Shqipërisë. Tirana ngrinte titullin dhe një vit më pas skuadra e financuar nga Arben Laze çoi gjithë Elbasanin peshë. Titulli ishte i shumëpritur.

Atëherë stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” mbushej plot dhe i gjithë qyteti vishej me ngjyrat verdheblu. Me një Elbasan të tillë shumëkush mund të bëhej tifoz. Më poshtë ju sjellim një nga golat më të bukur.

Erjol Merxha bënte Mesin në një ndeshje kundër Teutës, që në fund të atij viti fitoi Kupën e Shqipërisë. Marrje e topit, lëvizje e bukur dhe finte. Në fund topi i gjuajtur prej tij u ndal në rrjetë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.