VIDEO/ Kuqezinjtë e vegjël kënaqin Alban Bushin, Shpresat e Shqipërisë fitojnë bindshëm ndaj Bullgarisë U21

Shqipëria U21 ka fituar bindshëm kundër Bullgarisë U21. Takimi miqësor që u zhvillua në “Elbasan Arena“ përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve. Lojtarët kanë kënaqur trajnerin Alban Bushi dhe tifozët me lojën e zhvilluar.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë nga Shpresat e Shqipërisë. Stiven Shpendi, i cili po shkëlqen në Itali me Çezenën, zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10 të takimit. Vetëm tre minuta më vonë, pa përfunduar ende mirë festa, kuqezinjtë tundin sërish rrjetën. Këtë herë Pajaziti jep një harkim perfekt për Arda Kurtulanin, që me kokë e shtyn topin në rrjetë.

Bullgaria U21 kundërpërgjigjet me anë të Stojanovit në minutën e 24-t duke ngushtuar shifrat në 2-1. Por ky gol vlen thjesht për statistikë, pasi ekipi i udhëhequr nga Alban Bushi shënon përsëri në fillimin e pjesës së dytë me anë të Berishës. Në fund Shqipëria U21 triumfon me shifrat 3-1 dhe jep sinjale pozitive përpara nisjes së fazës kualifikuese të Kampionatit Europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *