VIDEO/ Kumbulla tregon zemrën e tij të mirë, jep dhurata për fëmijet e “Save the Children“: Mos ndaloni së ëndërruari

Marash Kumbulla ka treguar se përpos të qenurit një lojtar i mirë, në radhë të parë është një njeri i mirë e me zemër të madhe. Mbrojtësi shqiptar ka vendosur të surprizojë fëmijet e organizatës “Save the children” në Torre Maura, duke u dhuruar 50 topa futbolli e volejbolli. Agjensia e lojtarit 20-vjeçar ka shpërndarë edhe një video ku Kumbulla përcjell mesazhin e tij për të gjithë fëmijët, të cilët i nxit që të mos reshtin kurrë së ëndërruari.

“Unë me të vërtetë shpresoj me gjithë zemër që ju ka pëlqyer kjo surprizë. Këto topa janë për argëtim, por edhe për të vazhduar stërvitjen, kështu që mbase bëheni edhe më të fortë. Mos ndaloni kurrë së ëndërruari dhe gjithmonë duke besuar në veten tuaj. Doja gjithashtu t‘i dërgoja një përqafim të madh të gjithë edukatorëve të “Save the Children Italia“ dhe të Antropos që i kushtojnë ditët e tyre këtij projekti të bukur. Shpresoj shumë që t’ju njoh e të takoj nga afër sa më shpejt dhe të jem me ju, një përqafim”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Savoir Sport (@savoirsport)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online