“Një zgjedhje e guximshme”, Tuchel i lumtur për rinovimin me 37-vjeçarin: E pazakontë për një që është në fundin e karrierës

Chelsea rinovoi kontratën me mbrojtësin brazilian, Thiago Silva, e cila do të përfundojë në qershorin e vitit 2023. Trajneri, Thomas Tuchel u shpreh mjaft i lumtur për këtë tratativë. Sipas tij, Thiago Silva është një nga ata lojtarë, për të cilët mosha është thjesht një numër.

“Ai është Benjamin Button, Thiago Button i futbollit. Po, po është, por e di sesa shumë punë dhe profesionalizëm ka prapa gjithë kësaj. Është një mrekulli për ne, pasi ai i mori parasysh të gjitha, këtë kampionat, kalendarin e ngjeshur. E pazakontë për një që është në fundin e karrierës. Ishte vërtet një zgjedhje e guximshme.”- deklaroi në konferecën për shtyp trajneri gjerman, Thomas Tuchel./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online