VIDEO/ Kukësi përmbys Egnatian kur askush nuk e priste, afrimi i ri i jep fitoren e madhe ekipit të Hallaçit

Egnatia nuk po arrin të kthehet te rezultatet pozitive dhe këtë herë ka humbur në shtëpi përballë Kukësit me shifrat 1-2. Ekipi i Duros duket i goditur psikologjikisht dhe vazhdimisht po i lehtëson punën kundërshtarëve. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Fernandos në minutën e 34 falë ekzekutimit të saktë të 11-metërshit. Por një minutë përpara se ky gol të shënohej, Atanda u tregua fantastik me ndërhyrjen që i mohoi golin Barbosës, pasi ky i fundit e kishte kaluar portierin.

Kështu ndeshja po shkonte në favor të Egnatias dhe Kukësi nuk po krijonte mundësi të pastra. Por një predhë e lëshuar nga Ndreca në të 71, u ndihmua nga devijimi i Malotës, me topin që u shty në rrjetë. Në minutën e 87 ishte afrimi i ri i merkatos së dimrit, mesfushori Delimedjac që lëshoi një gjuajtje të fortë duke gjetur cepin e rrjetës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online