VIDEO: Kukësi mundet nga “gjiganti” turk, Çyrbja shënon golin e nderit

Kukësi zhvilloi sot në Antalia miqësoren e parë për këtë fazë përgatitore. Verilindorët u përballën me skuadrën kryesuese të kampionatit turk, Instabul Bashakshehir. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës turke.

Bashakshehir zhbllokoi takimin në minutën e 24-t me anë të boshnjakut Bajiç, ndërsa goli i dytë i ekipit turk erdhi në pjesën e dytë me anë të mbrojtësit moldav Epureanu, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të.

Golin e nderit për Kukësin e shënoi Arbër Çyrbja në minutën e 79-të. Pas dy ditësh, verilindorët do të masin forcat me rusët e Rostovit.

MIQËSORE

Bashakshehir – Kukësi       2-1
Shënues: Bajiç 24′, Epureanu 69′ / Çyrbja 79′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *