VIDEO/ Kukësi i Longos është i vetmi që ka 6 pikë në Superiore, futbollisti kroat është ylli i ri

Kukësi-Kastrioti 3-1 Ndreca 40′, Edi Basha 46′, 68’/ Basha 26′

Kukësi i Longos po vazhdon që të bind me performancat e treguara në këto takime të para. Verilindorët kanë arritur që të fitojnë me përmbysje ndaj Kastriotit në shifrat 3-1. Tentativa e parë dhe goli i parë! Kështu tundën rrjetën krutanët falë pasimit të bukur të Grecës dhe realizimit të Arbër Bashës, që goditi menjëherë drejt portës.

Ndërkohë Ndreca dhuroi një nga perlat e tij të zakonshme nga distanca duke barazuar rezultatin. Për të kaluar te sulmuesi kroat, Edi Basha. Ky i fundit duket se është ylli i ri i Kukësit. Dy gola të realizuara prej tij do të vulosnin këtë përballje, ndërsa edhe në ndeshjen e parë tregoi aftësi të larta në zotërimin e topit dhe krijimit të rrezikshmërisë në portën kundërshtare. Kështu verilindorët marrin kreun e Superiore pasi janë të vetmit që kanë grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje. /Sport Ekspres/

Kukësi: Tafa, Lulaj, Hila, Peposhi, Ndreca, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Basha, Gashi, Daci

Kastrioti: Shala, Reci, Neziri, Grgiç, Çela, Prodani, Onanuga, Basha, Karakaçi, Greca, Mudrazija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *