VIDEO/ Kukësi i hap telashe në minutat e fundit, Teuta humb rastin për të ngushtuar diferencat me Vllazninë

LIVE, Teuta-Kukësi 2-2 Bregu p’ 32′, 72’/ Eze 69′ p’, Tsintsadze 86′

Në shifrat 2-2 është mbyllur takimi i sotëm mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët nuk kanë mundur të ruajnë avantazhin e tyre, teksa verilindorët kanë barazuar dy herë rezultatin gjatq 90 minutave. Dejvi Bregu është ai që hap serinë e golave në minutën e 32 të ndeshjes, ku konverton në gol një penallti të akorduar.

Në pjesën e dytë ishte Eze që kundërpërgjigjet po nga pika e bardhë e njëmbëdhjetë metërshit. Por festa e ekipit të Josës do të shuhej shumë shpejt. Vetëm 4 minuta më vonë ishte sërish Bregu ai që këtë herë me një ekzekutim perfekt nga goditja e këndit kthen sërish lojën në favor të Teutës.

E kur dukej se ekipi i Martinit do të linte fushën e “Niko Dovanas” me 3 pikët në xhep, Tsintsadze gjen rrugën e rrjetës. Ishte minuta e 86, kur gjeorgjiani shfrytëzon një goditje nga këndi për të barazuar gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, E. Vila, Karabeci, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Trajner: Martini

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi, Tsintsadze, Mateus Leiria, Limaj, Ibrahimi

Trajneri: Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online