“Nuk do të shpallet kurrë kampion”, Marash Kumbulla futet në listën e yjeve që humbën Europianin

Marash Kumbulla gjendet në listën e yjeve që kanë humbur Europianin. “90min.com” ka ndërtuar një formacion ideal të futbollistëve më të mirë që nuk do të shohim në Europian, pasi Kombëtaret që përfaqësojnë nuk kanë mundur të kualifikohen për në fazën finale.

Mes tyre është edhe mbrojtësi shqiptar i Romës, Kumbulla. “90min.com” ka bërë edhe një përshkrim më tepër rreth këtij futbollisti duke treguar historinë e zgjedhjes së Shqipërisë. “Qendërmbrojtësi i Romës ishte në gjendje që të luante për Italinë, por vendosi të përfaqësojë vendin e familjes së tij dhe është një tjetër nga ata që me siguri nuk do të kenë fatin për t’u shpallur si kampion europe.

Shqipëria nuk mund të arrinte në fazën e grupeve, por në moshën 21-vjeç, Kumbulla ka ende shumë kohë përpara që të paktën të ketë suksesin me ekipin e ti dhe të shkojë në një kampionat europian”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online