Intervistat/ “Hera e parë që jam kaq i nervozuar”, Ahmataj sulmon arbitrat: Po ne çfarë po bëjmë?

Kukësi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke lënë disi pas shijen e hidhur të krizës së rezultateve. Verilindorët ia dolën duke përmbysur Bylisin në shifrat 2-1 falë heroit Ibrahimi. Në fillim ishte ballshiotët që gjetën rrugën e rrjetës falë ekzekutimit të saktë të Stojanovic.

Më pas do të ishte Ibrahimi që i gjetur në zonën kundërshtare pas krosimit të bukur të Kotobellit, do të gjente rrugën e rrjetës. Aksioni model i ardhur nga verilindorët në pjesën e dytë do të vendoste edhe historinë e këtij takimi teksa pas krosimit fantastik të Ibrahimit, Eze tundi rrjetën me kokë.

Në krahun tjetër Skënderbeu dhe Apolonia janë ndarë në paqe duke barazuar në shifrat 1-1. Të dyja ekipet kanë shënuar nga pika e bardhë teksa fillimisht ishin korçarët me Meksin që gjetën rrjetën, ndërsa Gjata do të barazonte shifrat. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve:

Ahmataj (Skënderbeu): “Kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë në terren të rënduar. Kishim mundësinë për të dyfishuar shifrat, por Apolonisë i erdhi një ndihmë, një shtysë me faulla që nuk u dhanë për ne. Mungon një penallti për ne në pjesën e parë. Është hera e parë që jam kaq i nervozuar, ka ardhur një pikë që ne themi: “Po çfarë po bëjmë?”. Jemi duke sakrifikuar larg familjes sonë, për të përfaqësuar qytetin e Korçës në mënyrën më të mirë, dinjitoze, me të gjithë djemtë e rinjë. Megjithatë gabimet e arbitrave janë në vazhdimësi kundër nesh. Penalltia e Apolonisë nuk ishte aspak. Kjo është hera e parë dhe e vetme që flas për arbitrat. Shihni edhe rastin e javës së shkuar. Nuk jemi dënuar nga lojtarët e rinjë, por në mënyra të tjera. Skënderbeu do tregoj se nuk dorëzohet, se do vazhdojë të luajë futboll dhe nuk largohet nga Superiorja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online