VIDEO/ Kukësi fiton derbin e veriut me përmbysje dhe çon Laçin në “zonën e ftohtë”, ishte dita më e keqe e karrierës së Gentian Selmanit

Laci-Kukësi 1-2 Guindo 10’/ Rashiti 26′, Ebert 54′

Kukësi ka arritur të fitojë derbin e veriut në transfertë me Lacin në shifrat 1-2. Verilindorët kanë shfrytëzuar në maksimum ditën më të keqe të karrierës së Gentian Selmanit. Kështu kurbinasit bien në zonën e ftohtë, pasi gjenden në vendin e 8, të “Play Out”, ndërsa Kukësi ka një pikë më shumë se Laci.

Në fillim ishin vendasit që kaluan në avantazh me Guindo. Pas një aksioni të bukur, sulmuesi gjeti cepin e rrjetës në minutën e 10. Rashiti do të barazonte te Kukësi në të 26 pasi gjendej i pambuluar në zonë.

Pjesa e dytë kishte në kryeqendër të vëmendjes Gentian Selmanin që kaloi një ditë të errët, ndoshta më të keqen e karrierës. Pas një krosimi të Gjelbrim Taipit nga goditja e këndit në të 53, Selmani e la topin në zonë për Ebert, që duhej vetëm ta shtynte sferën drejt rrjetës.

Dhurata nuk përfundoi këtu pasi Selmani bëri tjetër gabim të pafalshëm pak minuta më vonë. Në një dalje të tij, teksa kërkoi të bënte disa veprime teknike me topin, portieri gaboi dhe Gjelbrim Taipi shënoi golin e 3. Më pas do të ndërhynte VAR për ta anuluar, pasi Rashiti kishte bërë ndërhyrje të lehtë të palejuar ndaj Selmanit. Mezani vendosi që të ndërronte menjëherë Selmanin me Dajsinanin pas kësaj, ndërsa shifrat nuk ndryshuan deri në fund. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online