Silvinjo është me fat! Ka lojtarin që gjendet rrallë në ditët e sotme, Qazim Laçi me sytë te titulli kampion në Çeki

Të gjesh lojtarë me cilësi të mira teknike është shumë e vështirë, por të kesh në ekip futbollist që japin zemrën në fushë, është thuajse e pamundur. E parë në këtë këndvështrim, Silvinjo është me fat, te Kombëtarja ka Qazim Lacin.

Ky njeri është simbolika e fanellës së Kombëtares dhe duket qartë që në këndimin e himnit. Është në karakterin e këtij futbollistit që jep gjithçka nga vetja, veçanërisht në rastet kur mban veshur fanellën kuqezi.

Qazim Laci e ka nisur nga minuta e parë edhe ka shkëlqyer në fitoren e djeshme të Spartës së Pragës ndaj Teplice, e mbyllur 4-0. Lojtari shqiptar ka shkëlqyer sërish, ashtu si edhe në ndeshjen e fundit. Sparta e Pragës gjendet në vendin e tretë të kampionatit, vetëm dy pikë më pak se Slavia kryesuese. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online