VIDEO/ Kualifikim në frymën e fundit dhe asist nga Kroacia, fati i buzëqesh ekipit të Januzajt ndaj Napolit

Sfida mes Napolit dhe Real Sociedadit është vulosur në frymën e fundit, atëherë kur Uillian Hoze tundi rrjetën e mbrojtur nga Ospina për të vendosur shifrat në baraspeshë 1-1. Ndërkohë napoletanët kishin shënuar në pjesën e parë falë një perle të ardhur nga këmbët e Zielinskit. Por fati i ka buzëqeshur të dyja skuadrave, që me këtë barazim kalojnë fazën e grupeve të Europa League.

Një asist nga ardhur nga Kroacia, atje ku Rijeka ka mposhtur AZ Alkmarin me shifrat 2-1 në minutat e fundit të takimit, duke eliminuar kështu holandezët nga ky kompeticion. Në këtë mënyrë ka mjaftuar vetëm nga një pikë në “Diego Armando Maradona Stadium” që ekipi ku luan Adnan Januzaj së bashku me Napolin të shkojnë në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FootGoalssTkpEt/status/1337123606195736579

https://twitter.com/wilnoticias/status/1337104026140340225

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online