Dyshja juventine nuk solli trofe, Interi kërkon suksesin nga Lacio dhe i vë syrin Igli Tares

Simone Inzagi nuk ka rinovuar ende me Lacion dhe në fund të sezonit mund të kemi një largim të italianit nga stoli bardheklatër. Trajneri 44-vjeçar ka bërë një punë fantastike me ekipin kryeqytetas, duke qenë në garë për titull sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon të ri ka arritur të kualifikohet në fazën e 1/16-ve në Champions League.

Kjo ka bërë që Interi të mendojë Inzagin si pasuesin e Kontes në verën e ardhshme. Sipas asaj që bën me dije “Il Messagero”, nëse diçka e tillë realizohet, atëherë zikaltrit mund të sigurojnë një kontratë edhe me “arkitektin” kësaj Lacio, Igli Taren.

Shqiptari është vlerësuar shumë për meritat e pamohueshme në suksesin e bardhekaltërvve përgjatë viteve të fundit, duke qenë se ka krijuar një grup mjaft konkurues edhe pse me kosto shumë të pakta.

Kjo e ka bërë Taren të renditet ndër drejtorët më të mirë sportiv në Itali dhe për këtë arsye te Interi e mendojnë si njeriun e duhur për të bërë detyrën që tashmë e ka në ngarkim Marota. Dyshja Juventine Konte-Marota nuk ka sjellë trofe në Milano, prandaj zikaltrit synojnë ta zëvendësojnë me një tjetër dyshe, por këtë herë nga Lacio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online