Bajerni i Mynihut kaloi me shumë vuajtje në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Niko Kovaç mposhti modestët e Hajndenhajmit me rezultatin 5 – 4, në një takim që u luftua nga minuta e parë në të fundit.
Kartoni i kuq i marrë nga Niklas Syle në minutën e 15-të vështirësoi kualifikimin për bavarezët. Ekipi mik shtangu të pranishmit në “Allianz Arena” duke përmbysur rezultatin në pjesën e parë në 2 – 1.
Edhe pse me dhjetë lojtarë, Bajerni tregon se çfarë është i aftë të bëjë duke u rikthyer në avantazh me anë të golave të Myler, Levandovski dhe Gnabri. Hajdenhajm kundërpërgjigjet me dy gola, por Bajerni vulos takimin me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar me sukses nga Levandovski.
Bajern 5 – 4 Hajndenhajm
Shënues: Gorecka 12, Myler 53’, LevandovsKi 56’, 84’ (pen), Gnabri 65’ / Glatzel 26’, 74’, 77’ (pen), Shnaterer 39’