VIDEO/ “Ku shkove, hajde këtu”! Rivali hutohet kur shikon Cristiano Ronaldo-n, gjyqtarët qeshin

Cristiano Ronaldo drejtoi skuadrën e Al Nassr në ndeshjen e kampionatit kundër rivalit të qytetit Al Riyadh dhe pak para fillimit ka ndodhur një skenë interesante mes tij dhe kapitenit të skuadrës kundërshtare Abdulelah Al Khaibari.

Ky i fundit ishte përballë me Ronaldon për të përcaktuar me gjyqtarët se kush do të ketë topin dhe për të zgjedhur anët. Megjithatë, Al Khaibari u hutua plotësisht.

Mesfushori i Al Riyad mori flamurin nga Cristiano dhe u kthye për t’iu bashkuar ekipit të tij. Mirëpo, ka reaguar Cristiano, i cili ka thirrur kundërshtarin i cili është habitur shumë.

“Ku shkove, hajde këtu”, i tha Ronaldo kundërshtarit të tij dhe gjithçka shkaktoi buzëqeshje nga gjyqtarët që janë në krye të kësaj ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online