VIDEO/ “Ku je Cikalleshi?”! Tifozët e prisnin në minutën e fundit, sulmuesi shqiptar ndalet nga shtylla përballë Balotelit

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, me heroin që quhej Sokol Cikalleshi, Konyaspor është ndalur në barazimin 1-1 në transfertën kundër Demirspor. Në këtë skuadër luan edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, por pa harruar Mario Balotellin që e nisi si titullar takimin.

Nëse Cikalleshi kishte shënuar dy golat e fitores në minutat e fundit më herët, këtë herë ishte momenti për t’u ndalur. Megjithatë tifozët e Konyaspor që ishin mësuar me heroin e tyre, me afrimin e minutave të fundit kishin vetëm një thirrje në rrjetet sociale: “Cikalleshi, po vjen momenti yt. Ku je?”.

Sulmuesi shqiptar mund të vazhdonte me serinë pozitive dhe të gjetjes së rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi në elitën e Turqisë. Megjithatë në minutën e 61 është ndaluar nga shtylla që i ka mohuar golin e radhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online