VIDEO/ Gabimi fatal i Handanovic, por blerja e re e Inter përmbys gjithçka për tre pikët

Interi përmbys rezultatin me Veronës, duke shënuar kështu fitoren e dytë në kampionat. Ne minutën e 15-të të pjesës së parë, Handanoviç gabon dhe i dhuron Iliç golin e parë për Veronën. Pas pësimit të këtij goli, Interi e kishte mjaft të vështirë për të dalë në lojën e vet.

Pjesa e dytë nisi me mjaft vrull për zikaltërit, të cilët gjetën menjëherë golin në të 47-tën me Martinez. Ndeshja ishte mjaft e hapur dhe në të 83-tën, blerja më e fundit e Interit, Correa shënon golin e përmbysjes.

Debutimi nuk mund të shkonte më mirë për ish lojtarin e Lazios, i cili realizon dopietë në minutën e fundit duke mbyllur gjithçka në 1-3. Me këtë fitore, Interi mban kreun e klasifikimit me 6 pikë në 2 ndeshje të luajtura. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online