Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme Milani fiton ndaj Genoas me rezultatin e pastër 2-0 dhe i zë fronin Interit në krye te klasifikimit. Vendasit e nisën me vrull lojën duke shënuar që në minutën e 11 me anë të Leaos, ndërsa goli i sigurisë erdhi ne minutën e 87 nga Messias. Pavarësisht disa rasteve për gol, Genoa nuk arriti të shënonte dhe vazhdon të mbetet në zonën e kuqe me vetëm 22 pikë.
Përkundër tre pikëve, Milani do të duhet të bëjë në ndeshjet e ardhshme pa lojtarin kryesor, Davide Calabria, i cili pësoi një dëmtim. Për mbrojtësin italian duhet të bëhen ekzaniminet mjekësore, në mënyrë që të cilësohetdshe shkalla e dëmtimit të tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
MESSIAS GOAL pic.twitter.com/atLmxcEz6f
— Inside Milan (@_InsideMilan) April 15, 2022