VIDEO/ Dinamo i kthehet sërish humbjes, Egnatia e mund pastër dhe i heq shpresat për pikë

Egnatia arriti që të fitojë lehtësisht kundër Dinamos 3-1, në një ndeshje që pritej të ishte disi më e konkurruar. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Paulauskas në minutën e 26. Vetëm pesë minuta më vonë, Zejnullai realizoi një super gol nga goditja e dënimit.

Një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë, ndërsa për të shuar të gjitha shpresat e Dinamos mendoi Krasniqi që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Në minutën e 88, Ahmetaj i dha edhe goditjen e fundit Dinamos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online