VIDEO/ Kryevepra e Torasës ishte goli i nderit, Laçi e mposht pastër kampionen e Superiores

Laçi – Tirana 3-1 Nwabueze 17′, 85′ Xhixha 27’/ Torrasa 89

Pasi u shpall zyrtarisht si kampione e Shqipërisë, Tirana ka udhëtuar për të luajtur ndaj Laçit në transfertë. Një përballje ku dukshëm bardheblutë ishin ende në festë pasi janë mposhtur në shifrat 3-1.

Nuabueze ka arritur të shënojë dy gola dhe Redon Xhixha ka ndëshkuar Tiranën, për të mbërritur në këtë sukses. Ndërkohë golin e nderit te miqtë e ka shënuar Torasa me një kordinim fantastik nga një distancë e konsiderueshme. Si gjithmonë në minutat e fundit bardheblutë preferojnë që të ndëshkojnë kundërshtarin, por këtë herë goli i shërben vetëm statistikës. /Sport Ekspres/

 

Laçi: Stazhilla, Selmani, Ignjatoviç, Marku, Turkaj, Shehu, Deliu, Teko, Xhixha, Greca, Nuabueze

Tirana: Bakaj, Hoxhallari, Vangjeli, Doka, Ismajlgeci, Karabeci, Sidibe, Halili, Hasani, Torasa, Muçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *