VIDEO/ Kryevepra e Pusit dhe goli “i çuditshëm” i Terziut, Skënderbeu fiton në transfertën “e pamundur” të Superiores

Bylis-Skënderbeu 0-2 Pusi 70′, Terziu 85′

Ballshi është “fusha e pamundur” për ekipet e Superiores, aty ku pakkush ia del që të marrë pikë. Por Skënderbeu ia ka dalë sërish për të marrë tre pikë në këtë transfertë, ashtu si edhe në sezonin e shkuar me Dajën. Këtë herë me në krye Ahmataj, korçarët kanë arritur që të fitojnë në shifrat 0-2.

Ajo që kërkohej ishte zhbllokimi i rezultatit që erdhi në pjesën e dytë me perlën e Pusit. Një kryevepër nga distanca që u ndal vetëm në cepin e rrjetës, ndërsa ishte duke u përgatitur edhe ndërrimi i lojtarit që shënoi golin fantastik. Në minutat e fundit të takimit do të vinte edhe një realizim disi i çuditshëm i Terziut që i dha tre pikëshin e frymëmarrjes Skënderbeut që merr fitoren e parë në Superiore. /Sport Ekspres/

Një përballje me shumë interes vjen nga Superiorja teksa Bylisi do të presi Skënderbeun. Ekipi i drejtuar nga ana e Veljko Dovedan nuk kërkon të gabojë në shtëpi ndaj korçarëve. Ballshiotët e kanë një mision “të pamundur” që t’ia dorëzojnë tre pikët kundërshtarit në shtëpi. Por trajneri Ahmataj e kërkon me patjetër këtë sukses, për të mos rënduar psikologjikisht skuadrën dhe që objektivi të mos jetë mbijetesa në këtë sezon, por Skënderbeu duhet të shoh më lartë në renditje. /Sport Ekspres/

Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Alan, Ndreca, Kardoso, Murataj, Hadroj, Beji, Carkanji, Mehmetllari

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Vitija, Rrapaj, Dououna, Berisha, Pusi, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online