Kampionia e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa ka mbërritur në Shqipëri. Luiza Gega ia doli që të ngrinte lart flamurin tonë në Europianin që u zhvillua në Mynih të Gjermanisë. Një rezultat mbreslënës ky që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.
Për këtë arsye, edhe institucionet shtetërore kanë zhvilluar ceremoni zyrtare. Edi Rama ka pritur kampionen e Europës, madje duke u përulur për t’i puthur duart. Një moment shumë emocionues ky që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. /Sport Ekspres/