“Treguam se Shqipëria vlen më shumë se vendet e mëdha”! Luiza Gega thirrje Edi Ramës: Nuk ka ligj për sponsorizimet

Luiza Gega është pritur me një ceremoni zyrtare nga institucione shtetërore. Atletja shqiptare arriti që të shpallej kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, duke korrur këtë rezultat mbreslënës. Në fjalën e saj, mes emocioneve të mëdha, Gega ka bërë thirrje edhe për ligjin e sponsorizimit në mënyrë që sporti të marrë frymë në aspektin ekonomik.

“Sot jam më e emocionuar se kurrë. Vendosa të vishem kuqezi për t’i treguar Evropës se edhe ne nga një vend i vogël vlejmë edhe më shumë se ata. Dua të falenderoj familjen time, që pa ta do ishte e vështirë. Faleminderit trajnerit tim, pa të nuk do isha në majën e Europës. Faleminderit kryeministër, ndihem më e vlerësuar se kurrë. Faleminderit ministre, falë ndërhyrjeve në sport bëtë që të jemi më të motivuar.

Falenderoj Erion Veliajn, ka qenë politikani më afër meje. Më ka pyetur çdo kohë nga ana njerëzore si shkon stërvitja. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Për mbështetjen e vazhdueshme ju falenderoj. Besoj që ia kam dalë. Falenderoj Erkandin, Izmirin, Brikenin që më kanë mbështetur me sukseset e tryre. Nuk ka ligj për sponsorizimet, sepse do kishte më shumë mbështetje nga bizneset dhe shpresoj që kjo të zgjidhet.

Falenderoj edhe KOKSH, me Fidel Yllin në krye kemi pasur një mbështetje që në Lojërat Olimpike. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot për mua. Federata më ka qëndrua pranë. Sponsori Kristo Naçi ka besuar te unë. Drejtorja e Klubit Tirana ka një frymë të re në sport, faleminderit për mbështjetjen”, tha Luiza Gega. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online