VIDEO/ Krosimi “i katapultuar” i Endri Çekiçit, jep asist me peshë për suksesin në Turqi

Endri Çekiçi është duke e ngritur së tepërmi nivelin e tij edhe në elitën e futbollit turk. Një nisje aspak e mirë për futbollistin shqiptar, por që në takimet e fundit ka bërë paraqitje pozitive dhe ka fituar besimin e trajnerit që po e aktivizon si titullar. Në ditën e sotme Çekiçi e nisi nga minuta e parë përballjen kundër Denizlispor, ekipit që renditet në vendet e fundit së bashku me Ankaragucu. Për këtë arsye fitorja ishte detyrim dhe skuadra e Çekiçit ia ka dalë në shifrat 1-2.

Goli i parë për Ankaragucu erdhi në minutën e 21 ku pas një krosimi të katapultuar nga ana e Çekiçit, me ekzekutimin perfekt nga goditja e këndit, gjen Cankaya që vetëm duhej të shtynte topin me kokë drejt rrjetës. Në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Lukasik që dyfishoi shifrat, ndërsa Niyaz shkurtoi diferencën në minutën e 80. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online