Mbyllet marrëveshja/ Shehi apo Shkëmbi? Merr fund dilema, ja kush e zëvendëson “Babën” në Kosovë

Ismet Munishi është konsideruar gjithmonë në Kosovë si “baba i futbollit”, ndërsa këtë etiketim e ka përdorur edhe vetë trajneri për veten e tij. Por pas shumë suksesesh të arritura te Ballkani, atje ku veçohet konkurrimi për titullin kampion nga një ekip që nuk shihte kaq larg në kampionat dhe dalja e shumë “thesareve” për futbollin në Kosovë, erdhi edhe koha e ndarjes.

Presidenti i Ballkanit e ndërpreu bashkëpunimin me Munishin dhe i hipi menjëherë makinës për të zbritur në Shqipëri. Dy takime të drejtpërdrejta kishte me Orges Shehin dhe Bledin Shkëmbin, për të diskutuar projektin me ta dhe për të bërë zgjedhjen përfundimtare. “Zëri.info” ka raportuar së fundmi se marrëveshja është mbyllur tashmë me Bledi Shkëmbin. Një zgjidhje kjo e presidentit të Ballkanit që nuk është shumë befasuese për shkakun se Shkëmbi ka pasur edhe eksperiencë të mëparshme në Kosovë me Lirinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online