Mërgim Berisha po përshtatet mjaft mirë në Gjermani. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë pozitive me Ausburgun, me të cilin sot ka shënuar golin e tretë në kampionat. Kronometri po numëronte sekondën e 32-të, kur Berisha e dërgon topin në rrjetën e Ajntrakt Frankfurtit.
Ndeshja zhbllokohet pa nisur mirë, por Augsburgu nuk arrin ta administrojë avantazhin e herët. Skuadrat janë duke luajtur pjesën e dytë mes tyre, teksa Frankfurti po udhëheq me shifrat 1-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/