VIDEO/ Kroacia është e pafuqishme përballë Argjentinës, Mesi dhe Alvarez dërgojnë Kombëtaren e tyre në finale

Kupa e Botës Katar 2022 ka njohur finalisten e parë. Argjentina i shkon deri në fund këtij kompeticioni pas një fitoreje të pastër kundër Kroacisë. Ballkanasit ishin të pafuqishëm përballë bardhekaltërve dhe kjo u dallua qartë si në rezultat, ashtu edhe në lojë.

Në minutën e 34-t Alvarez pengohet nga Livakoviç në zonë dhe fiton një 11 metërsh. Të drejtën e ekzekutimit e merr i përhershmi, Lionel Mesi, i cili arrin të mposhtë një mjeshtër të penalltive si portieri i Kroacisë. Vetëm 5 minuta më vonë, Alvarez shfaq spektakël, ku në i ndihmuar nga fati niset nga mesfusha dhe pasi driblon disa lojtarë kroatë, arrin ta çojë topin përtej vijës fatale.

Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i Kroacisë, vjen një tjetër gol i Argjentinës. Mesi tregon klasin e tij dhe shmang me lehtësi një prej mbrojtësave më të spikatur të këtij Botërori, Gvardiolin, për të dhënë më pas një asist për Alvarezin. Ky i fundit nuk gabon dhe e dërgon përsëri topin në rrjetë. Ndeshja mbyllet me shifrat 3-0 dhe Mesi me Alvarezin dërgojnë kështu Argjentinën në finalen e 18 dhjetorit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online