VIDEO/ Kristjan Asllani i jep Interit fitoren që e afron me titullin kampion, zikaltrit shkëputen +15 pikë në krye

Interi ka marrë tre pikët e radhës në “Xhuzepe Meaxa”. Zikaltrit kanë mposhtur sot me shifrat 2-1 Xhenoan, megjithëse me vështirësi të mëdha. Protagonsit në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar shkundi rrjetën në minutën e 30 të ndeshjes dhe i dha epërsinë ekipit të Inzagit.

Interi dyfishoi rezultatin 8 minuta më vonë, kur Sançezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Xhenoa reagoi në pjesën e dytë të ndeshjes dhe i hapi vështirësi kundërshtarit. Vaskezi ngushtoi shifrat në minutë ne 54-t, por goli i tij nuk mjaftoi për të nxjerrë skuadrën e tij me pikë nga “Xhuzepe Meaxa”. Në fund Interi mori fitoren, duke u shkëputur kështu me +15 pikë në krye të Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online