Arsenali i frikëson të gjithë në Premier League! Shkatërrojnë 6-0 kundërshtarin, 24 gola të shënuar në 5 ndeshjet e fundit

Arsenali po shfaqet i frikëshëm në Premier League. Skuadra e Artetës ka shkatërruar sot me shifrat 0-6 Sheffield United-in. “Topçinjtë” kanë mbyllur historinë e këtij takimi që në pjesën e parë. Odegaard-i nisi serinë e golave në minutën e 5 të ndeshjes, ndërsa më pas ishte një Bogle ai që në minutën e 13 e dërgoi topin në portën e tij. Dy minuta më vonë Martinelli trefishoi rezultatin, ndërsa në të 25-n Havertz-i thelloi edhe më tepër rezultatin. Declan Rice vazhdoi argëtimin për tifozët në minutën e 39, duke e dërguar skuadrën me avantazhin e 5-fishtë në dhomën e zhveshjes.

Në pjesën e dytë të lojës, Ben White (58’), i dha goditjen përfundimtare Sheffield-it dhe i dërgoi shifrat në 0-6. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit. Me këtë fitore, Arsenali regjistron 24 gola të shënuar në 5 ndeshjet e fundit në Premier League. Që pas triumfit 3-1 kundër Liverpool-it një muaj më parë, “topçinjtë” kanë mposhtur 0-6 West Hamin, 0-5 Burnley-n, 4-1 Newcastle-n dhe sot 0-6 Sheffield-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online