VIDEO/ Kristiano Ronaldo është vetë Champions League, dita kur theu ëndrrën e Wolfsburg dhe ia shndërroi në makth

Cristiano Ronaldo është vetë Champions League. Përveç fitimit të këtij kompeticioni pesë herë, vendosi rekorde të shumta në të dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është se portugezi është golashënuesi më i mirë në historinë e garave elitare me gjithsej 140 gola. I dyti është Messi me 15 më pak dhe luft.a për të tretin po nxehet sepse Leëandoëski është 85 dhe Benzema vetëm tre më pak.

Në sezonin 2015/16, Cristiano Ronaldo fitoi Champions League me Real Madridin kundër rivalëve të tyre të përjetshëm, Atletiko Madrid. 1/8-tat i sollën Romën ku të dy ndeshjet i futan me shifrat 2-0. Në çerekfinale ishte një ndeshje e thjeshtë në letër, por nuk rezultoi e tillë ndaj Ëolfsburg.

Gjermanët tronditën jo pak duke fituar 2-0 në ndeshjen e parë falë golave të Rodriguez dhe Arnold. Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Cristiano Ronaldo u sigurua i vetëm për gjysmëfinalen e Realit. Në ndeshjen e kthimit të luajtur në të njëjtën datë si sot, por në vitin 2016, Reali fitoi 3-0 dhe Ronaldo shënoi tre gola.

Interesant është fakti se Real Madridi ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve do ta luajë sonte, gjashtë vite më vonë dhe sërish në shtëpi. Pa Cristiano Ronaldon te Manchester United, Reali ka një punë shumë më të lehtë pasi mbrojnë avantazhin 3-1 nga ndeshja e parë kundër Chelseat. /Sport Ekspres/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *