VIDEO/ “Kristiano Progni”! Kryevepër nga distanca në stilin e portugezit, pa nisur mirë ndeshja

Në Kosovë po luhen sot takimet e javës së 17 atje ku goli i parë ka ardhur në ndeshjen mes Besës dhe Gjilanit. Nuk është kërkuar më shumë se 2 minuta loje për të mbërritur në realizimin e parë. Pikërisht në kryeveprën që e bëri të mundur Gerard Progni, duke e tundur rrjetën në stilin e Kristiano Ronaldos. Një gjuajtje e fortë nga goditja e dënimit ishte e pandalshme për portierin kundërshtar, pavarësisht se topi gjendej në krahun e tij.

Ndërkohë për të dyfishuar shifrat mendoi Nikac, ish-sulmuesi i Teutës që i siguroi tre pikëshin miqëve. Goli i vetëm për Besën erdhi nga Syla në minutën e 77, por në atë moment gjithçka ishte e mbyllur dhe ka shërbyer më tepër për statistikë. Kështu Gjilani qëndron në vendin e katërt me 26 pikë, por mbetet 13 pikë larg Dritës kryesuese e cila ka edhe një ndeshje më tepër për të zhvilluar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online