Situata në kampin madrilen nuk është e njëjtë si në sezonin e shkuar. Një fakt i tillë është dëshmuar edhe me ndeshjet e zhvilluara nga “los blancos”. Në sfidën e sotme është vënë re një episod mes Xhud Bellinghemit dhe Vinicius Xhuniorit. Ky i fundit shpërdoroi një rast në minutën e 44-t, çka solli edhe acarimin e Bellinghemit.
Mesfushori anglez ishte i pakënaqur me veprimin e Viniciusit dhe nuk u mundua aspak për t’i fshihte ndjesitë e tij. Bellinghemi shfryu nervat ndaj brazilianite, teksa është kapur nga kamerat e stadiumit duke ofenduar dhe duke shkelmuar tapetinn e fushës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bellingham don dey vex for Vinicius because he no give am tap in?pic.twitter.com/Ud1H4QmXIA
— Abja?? (@AbjaFCB) October 19, 2024