Kroacia ka humbur sot finalen e saj të dytë në histori. Pas finales së Kupës së Botës në 2018-n, krenaria e Ballkanit ka humbur edhe finalen e Ligës së Kombeve, të cilën e luajti përballë Spanjës. 90 minutat e kohës së rregullt nuk mjaftuan për të nxjerrë një fitues dhe skuadrat iu drejtuan 30 minutave të kohës shtesë. Por rezultsti mbeti sërish i pandryshuar, 0-0.
Në këto kushte ruleta e penalltive mbeti e vetmja alternativë për të dhënë verdiktet përfundimtare në këtë finale. Por, kroatët kanë humbur pikërisht në atë që konsiderohet pika e tyre më e fortë në ndeshjet me eliminim direkt, penalltitë. Dy prej lojtarëve të Kombëtares së Kroacisë gabuan nga 11 metrat, duke bërë që trofeu të shkojë në duart e futbollistëve të Spanjës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Croatia: ??????
Spain: ??????— GAVl OUT OF CONTEXT (@GAVlOOC) June 18, 2023