VIDEO/ Çasti kur Jasir Asani turpëroi dy lojtarët moldav me një levizje, momenti i klasit në “Air Albania”

Ftesa e Kombëtares ishte diçka që Jasir Asani e priste prej vitesh. Ajo ëndërr tashmë është realizuar dhe lojtari shqiptar po tregon një nivel të jashtëzakonshëm kur mban veshur fanellën kuqezi. Mbrëmjen e djeshme Asani luajti ndeshjen e dytë me Kombëtaren dhe kaq pak mjaftoi për të realizuar një kryevepër me të majtën e tij.
Por goli nuk ishte i vetmi moment kur ish-anësori i Partizanit shpalosi klasin e tij. Asani tregoi vlerat edhe me një lëvizje mjeshtërore në pjesën e parë, kur turpëroi dy lojtarë moldavë, duke i nxjerrë tërësisht jashtë loje me lëvizjen e tij. Mëkat që arbitri ndali lojën për një goditje dënimi në favor të ekipit tonë kombëtar të shkaktuar pak sekonda para klasit të Jasir Asanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online