VIDEO/ Krenari bardheblu! Një tjetër trofe vjen për Tiranën pas suksesit të Shehit, ekipi i Muhametit shpallet kampion kundër Football Republic

Suksesi i Tiranës nuk po kërkohet që të jetë vetëm rastësor nëpërmjet ekipit të parë, por në saj të një pune të mirë që nis nga akademitë. Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka ishin dy shitjet “vitrinë” të Superiores pasi për herë të parë u hoq trampolina për të kaluar nga një ekipi shqiptar te Legia e Varshavës.

Për këtë arsye ndikon shumë puna e bërë në akademi që i sjell fitime të jashtëzakonshme skuadrës, në vlera tërësore dhe monetare. Nga ana tjetër tjetër, trajnerët e moshave kanë shumë përgjegjësi në formimin e fëmijëve në rrugëtimin e tyre drejt futbollit profesionist. Mësuesi i parë nuk harrohet thuhet, por në këtë rast të futbollit është vendimtar për karrierën e lojtarit.

Pas suksesit të Tiranës së Orges Shehit, klubi bardheblu i mbërrin një tjetër trofe. Këtë herë vjen nga Tirana U-13 që drejtohet nga ana e Fatjon Muhametit, teksa janë shpallur kampion pas fitores 1-0 në finale ndaj Football Republic. E vetmja akademi dhe grup moshë që i ka sjellë trofe Tiranës në këtë sezon dhe kjo nuk është pak.

Përkundrazi, tregon shumë për mënyrën sesi punohet në të dhe përkushtimin e madh që emri i ekipit të mbizotërojë në të gjitha nivelet e futbollit. Vërtet interesante është edhe mënyra e dashurisë që janë edukuar fëmijët e U-13 karshi stemës së Tiranës, ku nuk munguan edhe këngët, si për ta na kujtuar momentet kur Tirana A fiton derbin ndaj Partizanit dhe dhoma e zhveshjes që gumëzhin në thuajse po të njëjtën mënyrë. Por ky është zëri i së ardhmes, i pasionit dhe i dashurisë së vërtetë për futbollin, kurrsesi i përfitimeve ekonomike dhe interesave të tjera. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online